24 Dhjetor 2024

Arabia Saudite synon heqjen e varësisë ekonomike nga nafta

Riad, 26 prill - Prodhuesja më e madhe e naftës në botë Arabia Saudite njoftoi të hënën programin e reformimit të ekonomisë me synim heqjen e varësisë nafta.

Në këtë program, është përfshirë shitja e aksioneve të kompanisë shtetërore të naftës, si dhe krijimi i fondit më të madh të pasurive sovrane të botës.

Mbreti i Arabisë Saudite e miratoi programin e reformimit \"Arabia Saudite Perspektiva 2030\".

Princi trashëgimtar i vendit Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, u shpreh në një intervistë televizive se synimi i këtij programi është heqja e varësisë ekonomike nga nafta deri në vitin 2020.

Ai bëri të ditur se Arabia Saudite planifikon të regjistrojë kompaninë e naftës me vlerë prej 2-2.5 trilionë dollarësh amerikanë në tregun e aksioneve dhe të shesë 5% të aksioneve.

Këto para do të përdoren si një pjesë e fondi pasurish sovrane, me vlerë të përgjithshme prej 2 trilionë dollarësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)