Arabia Saudia rrit prodhimtarinë e naftës
Riad, 25 shkurt - Arabia Saudite raportohet e ka rritur prodhimtarinë e naftës për 700 mijë fuçi në ditë.
Agjencia Reuters citoi një burim të industrisë së naftës në mbretëri, të ketë thënë se vendi tashme prodhon më shumë se 9 milionë fuçi në ditë.
Çmimet e naftës janë rritur nga shkaku i përkeqësimit të gjendjes në Libi, por Arabia Saudite pati njoftuar se do ta shtojë prodhimtarinë për ta mbuluar mungesën e furnizimit.