Anëtarët e Klubit të Prodhuesve me marrëveshje bashkëpunimi
Prishtinë, 17 qershor - Sot dy anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Jaha Solar dhe Intersteel, nënshkruan një kontratë bashkëpunimi, ku në bazë të saj Intersteel bënë instalimin e sistemeve fotovoltaike të prodhuara nga Jaha Solar.
Kontrata bënë të mundur furnizimin dhe instalimin e paneleve diellore fotovoltaike me kapacitet total 280 kWp.
Kjo njëherazi është edhe kontrata e parë e nënshkruan në mes të anëtarëve të Klubit të Prodhuesve, i cili ka për qëllim rrjetëzimin e anëtarëve, por edhe bashkëpunimin me institucionet të ndryshme për fuqizimin dhe promovimin e prodhimeve vendore si dhe të vetëdijesimin e qytetarëve për kualitetin e prodhimeve vendore.
Jaha Solar është prodhues vendor në sektorin e energjisë së Kosovës dhe inovator në këtë fushë në vendin tonë, që ofron produkte - panele diellore fotovoltaike me performancë dhe cilësi të lartë, duke përmbushur standardet më të larta të prodhimit.
Ndërsa, Intersteel është ndërmarrje që ka krijuar një traditë në prodhimin e produkteve të ndryshme të çelikut, dhe është po ashtu një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, i cili mbulon jo vetëm tregjet e rajonit, por edhe më gjerë.