Anëtarët e APEC bëjnë thirrje për kursimin e ujit
Vladivostok, 8 shtator - Liderët e një sërë vendesh të Bashkëpunimit Ekonomik Euroaziatik (Asia-Pacific Economic Cooperation, APEC) në forumin e biznesit në Vladivostok i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të rishikojë sistemin e përdorimit të ujit.
Presidentii i Kilit Sebastian Pinera mendon se ky është një kusht i domosdoshëm për shpëtimin e njerëzimit nga fatkeqësitë e ardhshme.
Ai theksoi se 1/5 e popullsisë së botës jeton në zonat e thatë dhe në qoftë se nuk do të ndryshojë sistemi i përdorimit të ujit, ai do të shndërrohet së shpejti në një burim deficitar dhe qytetërimi jonë do ta gjejë vetën në shkretëtirë.
Presidenti i Vjetnamit Chyong Tan Shang e quajti ujin një resurs strategjik, i cili reflekton jo vetëm rritjen ekologjike, por edhe sigurinë e vendit.