Alfa Romeo rikthehet me një model të ri
Gjenevës, 14 shkurt - Ajo pritet të zbulohet në sallonin e makinave të Gjenevës që do të zhvillohet nga data 7 deri në 17 mars.
Bëhet fjalë për modelin e ri 4C të Alfa Romeo-s. Makina është prodhuar në fabrikën e Maseratit në Modena dhe do të jetë në dispozicion të blerësve në fund të vitit.
Ndërtimi i saj është bazuar në makinën tradicionale ndërsa 4C është një makinë 2-vendëshe me një gjatësi prej afro 4 metrash.