23 Dhjetor 2024

Alfa Romeo me edicion special

Romë, 7 nëntor - Prodhuesi “Alfa Romeo” në tregun gjerman e ofroi versionin e veçantë të automobilit, Alfa Romeo MiTo Special Edition Quadrifoglio Verde 101. MiTo në radhë të parë është për 101-vjetorin e markës “Alfa Romeo”, dhe pra për këtë është bërë edhe kjo “limited edition”.

Ky version special, MiTo Quadrifoglio Verde 101, e ka dizajnin e ri të rrotave nga alumini të dimensioneve 18 inç.

Në brendi ajo që bie në sy në radhë të parë janë ulëset sportive me rripin e sigurisë, i cili përdoret në vetura garuese, të markës “Sabelt”. Ana e pasme e mbështetësve të ulëseve të vozitësit dhe bashkudhëtarit janë të bëra nga fibrat e lehta dhe të fuqishme të karbonit.

Alfa Romeo MiTo Special Edition Quadrifoglio Verde 101 i ka të gjitha pajisjet sikur edhe versioni standard i Mito-s me emërtimin “Quadrifoglio Verde”, ndërsa përfshin edhe pezullimin aktiv “Dynamic Suspension”, pedalet nga alumini, dritat e parme bi-xenon dhe sistemin “Blue&Me”.

Nën kapak gjendet motori 1.4-litra MultiAir me katër cilindra, i cili ofron 170 kuaj fuqi. Për shpejtimin nga vendi deri në 100 km këtij versioni i nevojiten 7.5 sekonda, ndërsa arrin shpejtësinë maksimale prej 219 km/h.

Ky version i veçantë do të ofrohet në vetëm 101 copë, ndërsa secila makinë e ka numrin e veçantë serik. Në Gjermani Alfa Romeo MiTo Special Edition Quadrifoglio Verde 101 shitet për 26.710 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)