22 Dhjetor 2024

AKP shpall të paligjshëm tenderin e rishpallur nga Trepça

Prishtinë, 11 korrik - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është vënë në dijeni se “Trepça - Ndërmarrje nën administrim të AKP” në Korrik të vitit 2011, ka rishpallur “Ftesën për oferta” për shitjen e 2.5 milion tonëve të mbetjes minerare nga Metalurgjia e Plumbit në Zveçan.

\"Me qëllim të informimi të drejt të opinionit publik, dhe të gjitha palëve të interesuara, ju njoftojmë se bazuar në Ligjin Nr. 03/L-067, AKP është themeluar si organ i pavarur publik, me autorizimin për administrimin, duke përfshirë shitjen, transferimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve dhe aseteve në pronësi shoqërore\", thuhet në reagimin e AKP-së.

Nën këtë autoritet administrativ hyn edhe “Trepça - Ndërmarrje nën Administrim të AKP”.

Duke u bazuar në kompetencat administrative mbi ndërmarrjet shoqërore, në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-067 Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall këtë tender të pavlefshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)