26 Dhjetor 2024

AKP miraton riaktivizimin e prodhimit nё Fabrikën e Oksidit të Zinkut

Prishtinë, 1 korrik - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti takimin e rregullt ku diskutoi për një varg çështjesh të përcaktuara në agjendë, në përputhje me mandatin ligjor.  

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi u informua nga menaxhmenti me aktivitetet dhe zhvillimet e fundit të Agjencisë, ndërkaq përsa i përket zhvillimeve lidhur me ndërmarrjen Trepça, Bordi i Drejtorëve autorizoi Menaxhmentin e AKP-sё që të parashtroj kërkesën nё Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shtyrjen e afatit për dorëzimin e Planit të Riorganizimit tё kësaj ndërmarrje.

Gjithashtu, Bordi shqyrtoj dhe e miratoi në parim kërkesën e Menaxhmentit të “Trepça - Ndërmarrje nën Administrim të AKP-së” për riaktivizim të prodhimit nё Fabrikën e Oksidit të Zinkut.

Me riaktivizimin e kësaj Fabrike pritet të aktivizohen në procesin e prodhimit mbi 60 punëtorët të kësaj fabrike, ndërsa prodhimet e saj janë të dedikuara për eksport në tregun ndërkombëtar.

Bordi rikonfirmoi anulimin e ceremonisë së pranimit dhe hapjes së ofertave për Valën 60 të Privatizimit dhe për Shitjen e Aseteve përmes likuidimit nr. 26, dënoi edhe një herë ashpër dhunën e ushtruar ndaj stafit të AKP-së dhe ofertuesve, gjatë ceremonisë publike të hapjes së ofertave dhe vendosi përsëritjen e tenderit për Valën e Privatizimit nr. 60 dhe për Shitjen e Aseteve nr. 26.

Gjithashtu, Bordi ritheksoi se palët e pakënaqur duhet të shqyrtojnë dhe shfrytëzojnë rrugët ligjore dhe jo të pengojnë procesin konkurrues, të hapur dhe transparent.

Progres i theksuar u shënua me shqyrtimin dhe aprovimin e raportit të radhës të Komisionit për shitjen e banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore me gjithsej 50 kërkesa të shqyrtuara dhe të aprovuara për shitje tek personat me të drejt banimi, ndërkaq po në këtë mbledhje Bordi aprovoi edhe Rregulloren e Pagave për nëpunësit e Agjencisë, Rregulloren e Personelit për nëpunësit e Agjencisë si dhe Rregulloren e Përdorimit të Veturave Zyrtare të Agjencisë.

Bordi diskutoi dhe aprovoji një listë prej gjithsej 15 Ndërmarrje për futje në procesin e likuidimit, duke shprehur përkushtimin për përmbyllje sa më të shpejtë të likuidimeve të ndërmarrjeve shoqërore që janë në proces e sipër.

Bordi i Drejtorëve gjatë këtij takimi shprehu shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit në ndërmarrjen e privatizuar përmes likuidimit “Llamkos”, për të cilën ndërmarrje AKP do të imponoj ndëshkime financiare. Agjencia po ndërmerr të gjitha veprimet ligjore me qëllim të respektimit të kontratës së shit-blerjes në këtë ndërmarrje.

Bordi përcaktori statusin ligjor të 8 personave juridik, ndërkaq gjatë kësaj mbledhje diskutoi edhe për një mori çështjesh tjera të ndërlidhura më përgjegjësitë dhe mandatin e saj ligjor.

Mbledhja e ardhshme e rregullt e Bordit të Drejtorëve të AKP-së do të mbahet me datë 30 korrik të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)