Ajfon shënon rritje të shitjes
Washington, 25 tetor - Kompania Apple gjatë tre muajve të fundit ka shitur 14,1 milionë ajfonë dhe 4,1 milionë tablet kompjuterë ipad.
Kjo paraqet rritje të shitjes së ajfon-it për 91 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa të ipad-it për 28 për qind.
Shitja e plejerëve multimedialë ijpod arriti në 9,05 milionë copë, që nuk është shitje e keqe, por shënon rënie për 11 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Drejtori ekzekutiv i Apple, Stiv Xhobs paralajmëroi disa risi deri në fund të vitit.