Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë rrit kërkesën për naftë
Vjennë, 11 gusht - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, (IAE) ka rritur disi parashikimin e saj sot për kërkesën globale të naftës për vitin 2012, sepse, pavarësisht nga pasiguritë ekonomike, Japonia do të duhet të përdorë më tepër \"arin e zi\" për shkak të mbylljes të impianteve të saj bërthamore.
Megjithatë, rritja e parashikimit të kërkesës globale për naftë, për 2011, u rishikua lehtësisht deri në 1.4 për qind për shkak të rritjes së ngadaltë ekonomike botërore dhe çmimeve ende të larta