25 Dhjetor 2024

Agani: Së shpejti themelohen Odat e Akitektëve dhe Ndërtimtarëve

Prishtinë, 24 prill - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferid Agani, konsideron se kaosi urbanistik në Kosovë pasqyron dhe krizën e thellë të identitetit nëpër të cilën po kalon shoqëria jonë.

Mirëpo, ministri Agani zgjidhjen e këtij problemi e shehë përmes , Ligjit për Odat e Arkitektëve dhe Ndërtimtarëve.

“Ky ligj do të jetë themel i sigurt, i bazuar në përvojat rajonale, në praktikat më të mira evropiane dhe në standardet shkencore dhe profesionale, me të cilën arkitektët dhe profesionistët e lëmisë së ndërtimtarisë do të jenë në gjendje të marrin peshën e plotë të përgjegjësisë së tyre publike që e kanë për çështje të arkitekturës dhe urbanizimit në përgjithësi”, tha ministri Agani.

Ai i bëri komentet, të premten, në konferencën shkencore ndërkombëtare “Arkitektura dhe identiteti - Çështjet kritike në diskursin bashkëkohor në qasje rajonale”, organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin AAB.

Ministri Agani shtoi se nuk mund të shkohet përpara me projeksione strategjike-zhvillimore shtetërore dhe zgjidhjen e këtyre problemeve që kanë të bëjnë me cilësinë e punëve profesionale, me borde ose organe të përkohshme të cilat nuk e kanë një legjitimitet të plotë për zgjidhjen e problemeve në fushën për të cilën po flitet.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)