Abrashi inauguroi fabrikën e tekstilit Vitex në Viti
Viti, 13 korrik - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, inaguroi sot hapjen e fabrikës së përpunimit të tekstilit VITEX në Viti.
Me këtë rast, Abrashi falënderoi investitorët gjermanë dhe vendorë, për fillimin e prodhimit të produkteve Made in Kosova, të cilat janë të destinuara kryesisht si prodhime eksporti.
Në këtë fabrikë fillmisht janë punësuar 150 punëkërkues, ndërsa deri në fund të vitit planifikohet që ky numër të arrijë deri në 500 veta.
Ministri Abrashi u zotua se edhe më tutje do të përkahë investorët e tjerë përmes përkrahjes në paga ose forma tjera, duke paralajmeruar edhe investime tjera gjermane në sektorin e tekstilit.