23 Dhjetor 2024

90 punëtorë rrezikojnë të largohen nga puna nga Ferronikeli

Prishtinë, 29 qershor - Shkurtimi i rreth 85 vendeve të punës në ndërmarrjen “Ferronikeli” në Drenas, i paralajmëruar nga menaxhmenti i ndërmarrjes, kundërshtohet fuqishëm nga sindikata. Ndonëse pritej, as sot nuk është marrë vendimi për këtë çështje.

Kryetari i sindikatës, Fehmi Nika, paralajmëron se nëse merret vendim i njëanshëm nga menaxhmenti, atëherë sindikalistët do të ndërmarrin veprime tjera, deri te ndërprerja e prodhimit.

Janë zhvilluar pa sukses diskutimet ndërmjet menaxhmentit dhe sindikatës së ndërmarrjes “Ferronikeli” rreth shkurtimit të vendeve të punës. Kryetari i sindikatës, Fehmi Nika tha se gjatë takimit rreth dy orësh nuk kanë arritur të merren vesh se si të dalin nga kjo gjendje e rëndë për të punësuarit.

“Kërkesat e menaxhmentit kanë qenë që duhet të largohen 80 deri në 85 punëtorë nga puna, qëndrimet tona kanë qenë se nuk bën të largohet asnjë punëtor. Ne kemi dhënë edhe propozimet tona se çfarë mund të bëjmë ne si klasë punëtore për të dalë nga kriza, nëse është një krizë financiare, që për ne argumentet e menaxhmentit janë të papranueshme”, tha Nika.

Sindikata ka propozuar që për të dalë nga kriza financiare, të gjithë punëtorët e Ferronikelit do të punojnë një muaj pa kompensim, por kjo ka qenë e papranueshme për menaxhmentin, thotë Nika.

Diskutimet për këtë temë do të vazhdojnë edhe të hënën. Nëse megjithatë merret vendim për largimin e këtyre punëtorëve nga puna, Nika saktëson hapat që mund të ndërmarrin:

“Nëse merret vendim i njëanshëm nga ana e menaxhmentit, ne i kemi rrugët tona sindikale që do t’i ndjekim deri në fund, ndoshta që nuk kemi dëshirë të vjen deri te ndalja e prodhimit”.

Zëdhënësi i Ferronikelit, Ekrem Tahiri, tha një ditë më parë se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta zvogëluar koston operative në mënyrë që kompania të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme dhe të jetë konkurruese në treg.

Ai ka sqaruar se ndërmarrja Ferronikeli edhe për shkak të krizës globale që i ka detyruar shumë fabrika të ngjashme të mbyllen, është duke u përpjekur që të bëjë një zgjidhje perspektive edhe afatgjate, por nuk ka saktësuar se sa punëtorë do të largohen nga puna.

Ferronikeli, aktualisht, ka një mijë të punësuar. Ndërmarrja ishte privatizuar në vitin 2007 përmes metodës së spinoffit special për 33 milionë euro. Ndërkaq, blerësi, kompania Alferon, ishte zotuar të investojë 20 milionë euro dhe të mbajë një mijë të punësuar deri në fund të vitit të parë.

 

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)