7 Tetori, dita ndërkombëtare e "Punës së pa sigurt"
Prishtinë, 7 tetor - Me rastin e 7 tetorit Ditës Ndërkombëtare të ,,Punës së pa sigurt" Sindikata e Pavarur e Energjetikës dhe Sindikatat Industriale të Kosovës në bashkëpunim me fondacionin Frederich-Ebert-Stiftung zyra në Prishtinë organizojnë një tryezë në tryezën që i dedikohet ditës ndërkombëtare të punës së pasigurt.
Në këtë tyrezë do të diskutohet për legjislacionin dhe zbatueshmërin e ligjeve ekzistuese, Kontraten Nacionale, ato sektoriale dhe individuale.
Do të reflektohet në rolin dhe ndikimin e ditës ndërkombëtare të 7 tetorit te punëtorët e Kosovës si dhe roli i Sindikatave në mbrojtjen dhe avansimin e të drejtave të punëtorëve.
Në tryezë janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e të gjitha Sindikatave Federatave dhe eksperti për Ligjet e Punës dhe Mbrojtjes në Punë, prof. Izet Shehu, që së bashku të analizojmë gjendjen ekzistuese dhe të nxjerrim konkluzionet dhe rekomandimet e nevojshme për përmirësimin e gjendjes në Kosovë.