22 Dhjetor 2024

„Toyota“ tërheq edhe 91.000 automjete

Tokio, 6 korrik - Kompania japoneze e automobilave „Toyota“ sot bëri të ditur se do të tërheq edhe 91.000 automjete „leksus“ dhe „kraun“ në tregun japonez për shkak të problemeve me motorët, transmetoi Danas.hr.

Pritet që gjatë disa ditëve të ardhshme të tërhiqen edhe 180.000 ekzemplarë të këtyre automobilave të cilët shiten në tregjet e huaja automobilistike.

Automjetet kanë probleme me ventilat dhe motorët shkaktojnë një zhurmë të pazakontë. Motorët fiken midis vozitjes dhe në rastet më të komplikuara nuk mund të ripërpunojnë sërish.

„Toyota“ bëri të ditur se ka fituar 220 padi lidhur me këto difekte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)