10 mijë punëtorë ndërtojnë Olimpiadën në Londër
Londër, 13 tetor - Më shumë se 10 mijë punëtorë punojnë në ndërtimin e Parkut Olimpik dhe fshatit sportiv për lojërat në Londër 2012.
Organizatorët e Olimpiadës, publikuan se parkun olimpik e ndërtojnë 6.243 punëtorë, ndërsa 4099 punojnë në fshatin që gjendet para kompleksit sportiv.
Kryetari i Drejtorisë ekzekutive të Lojërave Olimpike, Xhon Armit, ka thënë se aktivitetet rrjedhin sipas planit edhe përkundër gjendjes së keqe ekonomike në botë.
Më shumë se tri të katërtat e kapaciteteve furnizuese në fshatin olimpik kanë përfunduar, lajmëroi Armit.