27 Dhjetor 2024

Zyra e BE-se inspekton punimet e Termokosit në shkollën 'Naim Frashëri'

Prishtinë, 21 tetor - Zyra e Bashkimit Evropian organizon një vizitë në shkollën 'Naim Frashëri', e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi.

Në këtë shkollë janë duke u zhvilluar punime në vlerë prej 6 milion euro në zëvendësimin e gypave ekzistues me qëllim të përmirësimit të besueshmërisë dhe cilësisë së furnizimit me ngrohje për konsumatorët ekzistues, si dhe për të zgjeruar furnizimin me ngrohje për klientët e rinj në Prishtinë. 

Aktualisht janë në përfundim punimet për të lidhur lagjen Kalabria, kopshtin e fëmijëve 'Buzëqeshja', Fakultetin e Arkitekturës dhe Stacionin policor nr. 2. Në lagjen Dardania janë zëvendësuar disa prej gypave dhe nënstacioneve të vjetra, ndërsa në Bregun e Diellit pothuajse kanë përfunduar punimet në zëvendësimin e gypave për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me ngrohje.

Vitin e ardhshëm punimet do të vazhdojnë me shtrirjen e rrjetit në lagjen Mati.

 Sipas programit IPA 2015, BE në Kosovë mbështet më tej zhvillimin e infrastrukturës energjetike në vend përmes përmirësimit të rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, si dhe të impiantit të ri të ngrohjes me biomasë në Gjakovë, me vlerë prej gjithsej 21 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)