Zvogëlohet prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit
Prishtinë, 29 tetor – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e zonave që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badocit / Hajvalia, Kishnica, Gracanica, Aktashi , zona qendër e Bregut të Diellit, dhe një pjese të lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë se, duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme mund ta ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm.
Prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit është zvogëluar nga 350 l/s në 200 l/s.
Arsyeja e zvogëlimit të prodhimit të ujit prej 150 l/s, janë disa probleme teknike në stacionin e pompave në fabrikën e Badocit.
Me zgjidhjen e këtij problemi teknik, janë duke u marë intenzivisht pjesa teknike në kuadër të drejtorisë teknike të KRU,,Prishtina,, sh.a.