ZRRE vendos që tarifat e energjise elektrike të mbesin të pandryshuara
Prishtinë, 17 prill - Bordi i Zyrë së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sot ka mbajtur seancën e tij të III-të për këtë vit, e cila për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 është zhvilluar pa prezencën e publikut dhe duke përdorur mjetet konvencionale të teknologjisë së komunikimit.
Bazuar në propozimin për tarifat përfundimtare për konsumatorët fundor, të cilët furnizohen nga Furnizuesi me Sherbim Universal (FSHU-KESCO), Bordi i ZRRE ka vendosur që të njejtat të mbesin në fuqi si në strukturën tarifore praprake.
Përderisa tarifat për shfrytezimin e rrejtit të Transmetimit dhe rrejtit të Shpërndarjes ndryshojnë nga ato të viteve të kaluara, në përputhje me të Hyrat Maksimale të Lejuara (MAR), por këto ndryshime nuk kanë asnjë ndikim në tarifat përfundimtare të konsumatorëve të rregulluar për periudhën rregullative 1 prill 2020 - 31 mars 2021.