26 Dhjetor 2024

ZRRE shtyn mbajtjen e seancës së dytë me radhë

Prishtinë, 16 mars -  Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në një takim konsultativ, të mbajtur sot, ka vendosur të shtyj deri me 27 mars 2020, mbajtjen e Seancës së dytë me radhë që ishte paraparë të mbahet për të premten me 20 mars.

Po ashtu Bordi i ZRRE-e, ka shqyrtuar situatën e krijuar në lidhje me pandeminë COVID 19 dhe kujdesin që duhet pasur  si rezultat i masave të ndërmarra deri tani nga vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës.

Me këtë qëllim ka kërkuar nga të gjithë operatorët e licencuar që të informohet në vazhdimësi në lidhje me masat e marra nga të licencuarit që kanë të bëjnë me aktivitetet e përshkruara në Licencat e tyre,  gjatë tërë kohës sa do të jetë kjo gjendje e shkaktuar nga Pandemia.

Si pasojë e kësaj gjendje, Bordi i ZRRE, ka kërkuar nga menaxhmenti i ZRRE që, që nga sot të punohet me personel të reduktuar me qëllim që të zbatohen udhëzimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë në parandalimin e përhapjes së virusit.

Po ashtu ka kërkuar që të bëhen përpjekjet maksimale që këto masa të mos ndikojnë në monitorimin e aktiviteteve të operatorëve për furnizim me energji dhe aktivitetet tjera që nevojiten të zbatohen në përkujdesin ndaj konsumatorëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)