25 Dhjetor 2024

ZRRE shpenzon 55 mijë euro për udhëtime jashtë vendit

Prishtinë, 8 prill - Hiç më pak se 21 mijë e 362 euro i ka shpenzuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) në emër të mëditjeve për udhëtime zyrtare jashtë vendit për vitin që e lamë pas.

Mirëpo, edhe rreth 25 mijë euro të tjera janë shpenzuara për shpenzim dhe akomodim.

Në raportin vjetor të ZRRE-së e të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri” thuhet se gjatë vitit 2013 për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit janë shpenzuar 18 mijë e 433 euro, e derisa për akomodimin e zyrtareve jashtë vendit janë shpenzuar edhe 12 mijë e 704 euro të tjera.

Po ashtu, edhe rreth 3 mijë e 81 euro ZRRE-ja i ka shpenzuar edhe për shpenzime të tjera udhëtuese jashtë vendit.

Gjatë vitit 2013 ZRRE-ja ka bërë edhe shpenzime të kosndierueshme për udhëtime në Bruksel që nuk kanë hyrë në kuadër të shpenzimeve për udhëtime zyrtare jashtë shtetit,si pjesë e delegacionit për bisedime teknike për energji në dialogun në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në Bruksel.


/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)