ZRRE licencon Sowi Kosovo për prodhimin e energjisë elektrike nga era
Prishtinë, 15 tetor - Në seancën e IV-të, të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të mbajtur me 15 tetor 2021, nga Bordi është vendosur që të aprovohet kërkesa për Licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike nga turbinat e erës të kompanisë Sowi Kosovo - Selac 1 në komunën e Mitrovicës në një kapacitet prej 34.47 MW.
Gjithashtu Bordi ka vendosur t’i vazhdojë licencën për aktivitetet e shpërndarjes së energjisë termike Ndërmarrjes Publike Termokos SH.A si dhe janë lëshuar dy autorizime për instalim të pajisjeve për gjenerim të energjisë elektrike për Vet – Konsum nga panelet solare në kapacitet prej 36. 5 kW.
Janë shqyrtuar po ashtu edhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e sektorit të energjisë si dhe me menaxhimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.