Zjarri në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit është lokalizuar, s’ka të lënduar
Prishtinë, 29 mars - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se mbremë rreth ores 23:00 në një barakë të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) e cila ndodhet në seperimet e Termocentralit Kosova A (TC-A) ka shpërthyer një zjarrë i cili falë intervenimit të shpejtë të zjarrëfikësve dhe punonjësve të DPQ-së është lokalizuar shumë shpejtë.
Vlenë të theksohet se nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe ky zjarrë tashmë i fikur nuk ka ndikuar në operimet e KEK-ut.
Në vend ngjarje si zakonisht kanë dal edhe Policia e Kosovës, stacioni i Obiliqit.