Zjarret po djegin edhe asetet elektroenergjetike
Prishtinë, 28 mars - Gjatë vikendit në Kosovë ka pasur një numër të konsiderueshëm të zjarreve anekënd vendit. Ato zjarre kanë shkaktuar edhe djegien e aseteve elektroenergjetike në disa raste në komuna të ndryshme të Kosovës.
KEDS-i njofton se kjo situatë po ndikon direkt në ndërperjen e energjisë elektirke për mijëra konsumatorë. Ekipet e KEDS kanë qënë vazhdimisht në vatrat e zjarreve ku janë afektuar asetet e KEDS-it dhe kanë bërë maksimumin që dëmet të jenë sa më të vogla.
KEDS-i apelojn te të gjithë që të kenë kujdes në rastet e zjarreve, sidomos atyre të qëllimshme, pasi po shkaktohen dëme të konsiderheshme materiale, riparimi i tyre po merr kohë, ndërsa edhe konsumatorët po mbesin kohë të gjatë pa energji elektrike.