Zhvillohen punime në nënstacionin Peja 1
Pejë, 9 korrik - KOSTT (Operator Sistemi, Transimisioni dhe Tregu) bën të ditur se të dielën zhvillohen punimet në nënstacionin Peja 1 me çrast do të ketë shkyçje të energjisë elektrike për një orë gjatë ditës.
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punëve të planifikuara në kuadër të projektit të KOSTT sh.a Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 Nënstacionet, me datë 9 korrik 2017 nga ora 15:00 deri në ora 16:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 në NS 110/35/10 kV Peja 1, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar testimin e funksionimit të SCADA/EMS me Qendrën Dispeçerike Nacionale, për fushën e transformatorit TR2.
Bëhet e ditur se gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Peja 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, pasi parashihet të redukohen 9MWh/h)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së operimit dhe komandimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës, prandaj KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.