Zhvendosja e banorëve të Hades diskutohet edhe në takimet e BB-së
Prishtinë, 15 dhjetor - Zhvendosja e banorëve të fshatit Hade të Komunës së Obiliqit është diskutuar edhe në takimin e Bordit të Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore në Washington.
Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) mban konferencë për media lidhur me gjetjet e raportit hetues të panelit të inspektimit të Bankës Botërore për zhvendosjen e dhunshme të banorëve të fshatit Hade.
Paneli i Inspektimit ka publikuar dëme të konsiderueshme dhe të pa-riparueshme të shkaktuara gjatë zhvendosjes, për ti hapur rrugë mihjeve për termocentralin Kosova e Re.
Përcaktimi i Komunës së Obiliqit si zonë me interes të veçantë ekonomik sipas Panelit të Inspektimit, nuk është në pajtueshmëri me praktikat ndërkombëtare.
Për më tepër, paneli thotë që një proces i tillë i zvarritur me vite të tëra dhe ndarja e komunitetit, nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare apo politikat e Bankës Botërore.