26 Dhjetor 2024

Zgjidhen anëtarët e ri të bordit të drejtorëve në “Termokos”

Prishtinë, 11 tetor - Komisioni komunal i Aksionarëve i Ngrohtores së Qytetit "Termokos" SH.A', Prishtinë , ka miratuar vendimin për zgjedhjen e katër (4) anëtarëve të Bordit të drejtorëve të NQ “Termokos” SH.A, Prishtinë.

Anëtarë të Bordit të drejtorëve janë zgjedhur Nagip Krasniqi, Adnan Preniqi, Hysni Kuka dhe Bekim Jakupi, ndërsa mandati i tyre është tre (3)vjet.

Ndërkohë, së shpejti do  të nis së zbatuari edhe projekti i kogjenerimit apo sjellja e avullit nga termocentralet e Obiliqit, që ka për qëllim përmirësimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë.

Ky projekt ka për qëllim rehabilitimin, kogjenerimin dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.

Pas shpronësimit të pronave ku do të kalojë traseja prej 11 kilometrave, tashmë ka përfunduar ndërtimin i tubave të rrjetit të ngrohjes që do ta sjellë ujin e ngrohtë nga termocentrali deri në “Termokos”. Njëkohësisht janë ndërtuar edhe dy nënstacione, njërit në afërsi të “Termokos”-it dhe tjetri në afërsi të termocentralit Kosova B”.

Lidhur me projektin e kogjenerimit, i cili ka kushtuar gjithsej 30 milionë euro, 25 milionë euro janë grante, ndërsa 5 milionë euro janë kredi.

Prej granteve 14 milionë janë siguruar nga Komisioni Evropian, 6 milionë nga qeveria Gjermane, 2 milionë nga qeveria e Luksemburgut, 1.5 milionë nga qeveria suedeze dhe 2 milionë janë ndarë nga Komuna e Prishtinës, e cila njëkohësisht është edhe garantuese e kredisë prej 5 milionë eurosh që “Termokos” ka marrë nga Banka Gjermane për Zhvillim për realizimin e këtij projekti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)