23 Dhjetor 2024

Zgjatet afati për dorëzimin e ofertave për privatizimin e KEDS-it

Prishtinë, 27 mars - Komiteti Qeveritar për Privatizimin e KEDS (KQP), në mbledhjen e mbajtur të martën, ka aprovuar shtyrjen e afatit për dorëzimin e ofertave deri me 20 prill të këtij viti.

Ky vendim vjen me kërkesën e kompanive të parakualifikuara (Limak, Calik, Elsewedy dhe TAIB) të cilat kanë kërkuar nga KQP kohë shtesë për t’i përgatitur ofertat e tyre, për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike të KEK.

KQP në pajtueshmëri të plotë të ministrave anëtarë, ka vendosur gjithashtu që ti lejojë kompanitë e parakualifikuara në këtë proces privatizimi, që të kenë mundësinë e formimit të konzorciumeve në mes veti, me qëllim të nxitjes dhe stimulimit të ofertave sa më cilësore.

Procesi pritet të shkoj sipas agjendës së paraparë nga KQP, ofertat e kompanive të parakualifikuara pritet të dorëzohen nga investitorët në afatin përfundimtar me 20 prill, deri në orën 12:00. Pranimi i ofertave do të jetë i hapur për publikun.

Ofertat e kompanive të parakualifikuara pritet të përshkojnë nëpër një proces vlerësimi që së pari parashihet të përmbushen kriteret teknike të ofertës dhe pas përmbushjes së tyre, procedohet me ofertën financiare. Oferta më e lartë financiare, do të shpallet fituese e tenderit për privatizimin e KEDS.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)