YIHR: Kompani familjarësh me Thaçin fituan nga KEK-u 75 milionë euro
Prishtinë, 24 maj - Nëpërmjet një raporti Iniciativa e të Rinjve për Drejtat e Njeriut (YIHR) ka hedhur akuza të rënda në fushën e prokurimit, e cila siç thuhet është e manipuluar nga përzgjedhja e fituesit, duke dalë jashtë kriterit të konkratës.
Siç shkruan e përditshmja \"Zëri\" në numrin e sotëm, vend të posaçëm në këtë raport zë prokurimi në KEK, i cili udhëhiqet nga kushëriri i kryeministrit Hashim Thaçi.
Dy kompanitë e posakrijuara dhe të afërta me familjarët e kryeministrit gjatë viteve 2008 dhe 2009 kanë fituar kontrata nga KEK-u me vlerë 75 milionë euro.
Sipas raportit të gjitha kontratat e dhëna këtyre dy kompanive ishin njëburimore, përfshirë një kontratë 50 milionëshe, e cila ishte për 14 milionë euro më shtrenjtë se oferta tjetër. Në këtë raport flitet edhe për abuzime në PTK.