Vjedhje me armë zjarri në sportelin e KEDS
Prishtinë, 15 korrik - Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë, persona të panjohur kanë bërë vjedhje me armë të rënda zjarri në sportelin e KEDS në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
KEDS ka njofrtuar se personat kanë shkaktuar dëme financiare dhe shëndetësore për personelin e KEDS që ishin prezentë në pikën e shitjes. KEDS ka njoftuar Policinë e Kosovës për vjedhjen dhe është duke bashkëpunuar për zgjidhjen e rastit.
KEDS vlerëson që akte të tilla dëmtojnë shoqërinë dhe beson në zgjidhjen e tyre në afatin më të shpejtë të mundshëm kohor nga organet e rendit.