22 Dhjetor 2024

Vjedhen dhe dëmtohen asetet e tensionit të lartë të KEK-ut

Prishtinë, 26 prill - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se mbrëmë, më 25.04.2010, në fshatin Dumnicë e Mesme të Vushtrrisë, persona ende të panjohur kanë demoluar trafon energjetike e fuqisë 10/04 kV (kilovolt) duke i marr kabllot hyrëse dhe dalëse në ormanin kryesor.

Ekipa e mirëmbajtjes sipas njoftimit e kishte aktivizua përsëri daljen, ndërsa rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës.

Ekipa e KEK-ut ka dalë në terren sot, 26.04.2010 ku përveç kësaj informate mori të dhënat që kanë ndodhë të njëjtën ditë ku në Gojëbulë persona ende të panjohur kanë pre shtyllën e daljes 10 kV “Martiraj” që del nga TS-110/10 kV Vushtrri.

Dyshohet se keqbërësit pasi e kanë pre shtyllën gjerë në gjysmën e sajë kanë tentuar ta rrëzojnë në tërësi, por ajo ka mbetur në pozitë të pjerrët. Ky largpërçues është nën tension, prandaj apelojmë tek qytetarët që të mos i ofrohen sepse paraqet rrezik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)