22 Dhjetor 2024

Vihët në diskutim e ardhmja e “energjisë së gjelbër”

SHBA, 15 korrik - Rrjedhja katastrofike e naftës në Gjirin e Meksikës ka sjellë intensifikimin e përpjekjeve për karburante të tjera fosile në mbështetje të energjisë së pastër, të rinovueshme, për furnizimin me energji elektrike dhe për transport. 

Edhe kompanitë e mëdha të naftës kanë përfshirë turbinat me erë dhe panelet diellore në nismat e tyre për energjinë e gjelbër.  Por eksperti i energjisë, Robert Brajs, argumenton se energjia e nevojshme për të ardhmen e afërt nuk do të sigurohet nga era apo dielli.  

Robert Brajs siguron një të tretën e energjisë elektrike që i duhet familjes së tij në Austin të Teksasit nga panelet diellore, të instaluara në çatinë e shtëpisë së tij.  Por ai nuk e shikon energjinë diellore si një variant për plotësimin e kërkesave për energji.

"Duhet të jemi realistë për atë që mund të bëhet me energjinë diellore.  Ajo është e përkohëshme dhe relativisht e shtrenjtë krahasuar me format e zakonëshme të energjisë elektrike”.

Në librin e tij të ri "Power Hungry", “Uria për energji”,  Brajs shqyrton me imtësi nevojat për energji, duke shfrytëzuar të dhënat ekzistuese statistikore, ligjet bazë të fizikës dhe matematikës për të shpjeguar se energjia e erës dhe ajo diellore, kaq shumë të mbështetura, janë të shtrenjta dhe inefiçiente.

Për shembull, ai krahason atë që e quan “densitet të energjisë” së turbinave me erë me gazin natyror, bazuar në sipërfaqen tokësore për të cilën ato kanë nevojë.

"Densiteti i turbinës me erë është rreth 1 – 1.2 vat për metër katror.  Ndërsa ai i gazit natyror është 28 vat për metër katror, pra kemi të bëjmë me një efiçencë 20 herë më të madhe”.

Një temë e përherëshme debatesh për energjinë në Shtetet e Bashkuara është mbështetja në naftën e eksportuar.  Por në librin "Power Hungry",  Brajs vë në dukje se turbinat e erës mbështeten në elementë të rallë si neodymiumi i magneteve që prodhojnë elektricitet dhe thekson se rreth 95 përqind e rezervave të këtyre elementeve të ralla të tokës gjenden në Kinë.

Në takimet për energjinë në Shtetet e Bashkuara, ku ftohet të flasë, Robert Brajs shprehet për një trajtim realist të çështjes së energjisë, duke vënë në dukje se çdo alternativë ndaj karburantit fosil duhet të jetë e barabartë me energjinë që do të prodhonin 23 Arabi Saudite.

"Retorika rreth asaj që duhet të zëvendësojmë është krejtësisht e shkëputur nga realiteti.  Kryesorja është sfida që njerësit e harrojnë ose u intereson ta harrojnë shpejt”.

Brajs thotë se gazi natyror është më i liri, më i pastri dhe rezervat e tij në Shtetet e Bashkuara janë të mëdha, por për të ardhmen varianti më premtues është ai i energjisë bërthamore. Robert Brajs shpreson se kërkimet do të rezultojnë në burime të reja energjie  për një të ardhme të largët.  Por sfida aktuale për këto që merret me politikat e energjisë për momentin është t’i shikojë drejt faktet dhe mbi të gjitha të bëjë llogaritë arithmetike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)