Vihen në shfrytëzim burime të reja të gazit në Bullgari
Sofje, 5 nëntor - Në qytetin bregdetar bullgar Kavarna u vu fillimi i nxjerrjes së gazit nga burime vendëse, që ndodhen pranë qytetit dhe kepit Kaliakra.
Kryeministri Bojko Borisov tha, se me kapacitetin e vet nga 2.5 miliard metra kub gaz natyror burimet mund të sigurojnë afro 15 për qind nga gazi i domosdoshëm për nevojat e Bullgarisë.
Kryeministri përgënjeshtroi publikimet në disa media, se çmimi i gazit natyror mund të rritet vitin e ardhshëm.