Vetëvendosje: Orët dixhitale, hajni qytetarëve
Prishtinë, 16 prill - Aksioni i sotëm Lëvizjes Vetëvendosjes u organizua për ti kundërshtuar fuqishëm keqpërdorimet që po i bën korporata KEDS me faturat e qytetarëve duke i vjedhur ata nëpërmjet orëve digjitale.
"Qeveria e kaluar na tha se shitja e rrjetit të energjisë elektrike dhe shpërndarjes do të çrrënjos korrupsionin dhe do të furnizonte qytetarët me energji elektrike pa pengesa".
"Institucionet e Kosovës po heshtin para këtij krimi që po i ndodh popullit të Kosovës, por kur institucionet heshtin atëherë fol populli. Andaj i bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve të cilët janë zhvatur nga KEDS-i që të shtunën më 18 prill, ora 14:00 t\'i bashkohen protestës sonë kundër kapjes së shtetit".