Vetëvendosje: Në Obiliq rikthehet ndotja e ajrit
Prishtinë, 12 shtator - Me 5 shtator Drejtori gjeneral i Korporatës Energjetike të Kosovës, nën prezencën e Ambasadores së amerikane në Kosovë, znj. Jacobson, dhe pranin e mediave funksionalizuan filtrat për Bllokun A5 të Termocentralit Kosova A .
Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Obiliq vlerëson se pas katër ditëve të ndaljes së masës së madhe të CO2 nga ky bllok A5 këtë të hënë në ajrin e qytetit filloi sërish i njëjti problem.
Kjo është një mashtrim që ju bëhët opinionin të gjerë kinse ka filluar që problemi i ndotjes te zgjidhet kur ne banoret e kësaj komune përballemi çdo dite me këtë ndotje enorme nga këta tymtar qe e kane sjell jetën tonë në mjerim, KEK-u dëmton rëndë shëndetin tonë, zhvillimin ekonomik e bujqësor pa përmbushur qoftë edhe kërkesën më të vogël për të mundësuar kësaj komune energji elektrike 24 me 0, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Që nga viti 2010 në fshatrat për rreth këtyre dy Termocentraleve Kosova A sipas Vetëvendosjes ka pasur edhe hedhje të fenolit në hapësirën e Komunës, me marrëveshje të KEK-ut me një kompani greke për asgjësimin e kësaj materie të rrezikshme toksike, ku prapë nuk kemi asgjësimin e tërësishëm nga termocentrali KOSOVA A.
Për rreth gjashtë muaj në qytet dhe fshatrat përreth Termocentralit Kosova A ajri ka qenë me aromë shumë të rëndë të kësaj materie. Po ashtu, tjetër problem që ka vështirësuar rëndë jetën banorëve të kësaj komune është grumbullimi i çrregullt i hirit që bëhet nga këto Termocentrale që pas çdo ere sado të lehtë hiri i grumbulluar shpërndahet në ambientet e banuara, thuhet me tej në reagimin e Vetëvendosjes.
Gjendje më e rëndë është sidomos në fshatrat Dardhishtë, Shkabaj, Plemetin, Mazgit si dhe në qytetin e Kastriotit.
Ata i kanë bër thirrje Komisionin parlamentar për çështjet e ambientit të hetojë mosveprimin e Ministrisë së Ambientit e Shëndetësisë si dhe organeve kompetente që përgjegjësit të vendosen përpara ligjit duke qenë se po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm të jetës e të shëndetit publik.