22 Dhjetor 2024

Vetëvendosje mbështet punëtorët e sigurimit te KEK-ut

Prishtinë, 26 shkurt - Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim për media ka bërë të ditur se mbështet punëtorët e sigurimit të KEK-ut, sepse ndërmarrja “Mbrojtja dhe siguria”, janë ata që e ruajtën këtë pasuri kombëtare në kohërat më të vështira.

Ndarja e ndërmarrjes sonë energjetike në shumë njësi të veçanta e të pavarura nga ajo, përkatësisht procesi që u quajt “korporatizim”, sipas Vetëvendosjes ishte një mënyrë për t’u larguar nga obligimet që ndërmarrja ka ndaj punëtorëve të saj.

KEK-u nuk është privatizuar ende, por sipas kësaj lëvizje punëtorët e KEK-ut tashmë po i vuajnë pasojat e privatizimit që pritet të ndodhë.   

“Humbjet që u shkaktuan nga korrupsioni i emisarëve politikë në bordin e KEK-ut i janë faturuar dhe po i faturohen punëtorëve”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Ndarja e njësive nga KEK-u sipas kësaj lëvizje, bëhet me justifikimin se ndërrmarrjes po i rritet efiçienca dhe po ashtu po rritet pëlqyeshmëria e korporatave që duan ta blejnë këtë ndërmarrje publike, duke qenë se po zvogëlohet numri i punëtorëve.

“As njëra e as tjetra nuk ka ndodhur. KEK-u ka larguar njerëz nga puna, por çorganizimi në KEK vetëm është rritur, po ashtu dhe korrupsioni. KEK-un e ka sjellë në këtë gjendje politika e korruptuar e menaxhmentit të tij. Menaxhmenti i tij është reflektim direkt i politikave qeveritare.”

Mënyra si është trajtuar KEK-u nga qeverisjet prej vitit 1999 e deri më sot tregon mungesën totale të ndjesisë për publiken, për të përbashkëtën tonë.

Lëvizja Vetëvendosje! mbështet plotësisht protestat dhe kërkesat e të punëtorëve të sigurimit.

“Ne e kundërshtojmë praktikën e nëpërkëmbjes së të drejtave të punëtorëve dhe të mosmbrojtjes së punëtorëve nga asnjë instancë e pushtetit. Punëtorët në Kosovë historikisht dhe aktualisht janë arsyeja dhe baza e pasurisë sonë të përbashkët. Këtë pasuri që e kanë krijuar ata jemi të obliguar ta mbrojmë të gjithë, duke u obliguar kështu t’i mbrojmë edhe punëtorët.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)