30 Dhjetor 2024

Vetëvendosje denoncon punësimet familjare e partiake në Termokos

Prishtinë, 15 mars - Sot, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë përmes një konference për media të mbajtur para objektit të Ndërmarrjes Publike ‘Termokos’, denoncoi dukurinë e punësimeve familjare e partiake në këtë ndërmarrje.

Sekretari i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Valdrin Ahmeti ka thënë se Ndërrmarrjet Publike në Kosovë gjatë gjithë kohës nga të gjithë ata që qeverisin si në nivelin qëndror edhe në atë lokal janë parë vetëm si mundësi për zhvatje, përfitime e mundësi për të rahatuar familjarë e militantë partiakë.

"Në shumë ndërmarrje publike është investuar që ato ndërrmarrje të shkatërrohen, që ose t’i krijohet hapësira për kompanitë private konkurente ose që pastaj të privatizohen ato ndërmarrje apo edhe të privatizohen shërbime që kryejnë ato ndërmarrje", ka theksuar Ahmeti.

Një nga proceset e shkatërrimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë gjithmonë ka qenë punësimet e bëra pa kritere e pa nevojë për proceset e punës së asaj ndërrmarrje.

"Sot jemi këtu që të denoncojmë punësimet që janë bërë në ndërmarrjen Termokos, punësime këto që kryesisht janë bërë nga ish Kryeshefi Ekzekutiv, Naser Canolli e që lidhen kryesisht me familjarë të tij e me njerëz të PDK-së dhe ShIK-ut", ka vlerësuar Ahmeit.

Ai ka prezantuar disa nga të punësuarit gjatë kohës sa Naser Canolli ka qenë i instaluar si KE në këtë ndërmarrje:

1. Arben Canolli - Djali i vëllaut të K.E.-së, Naser Canollit,
2. Maliq Hyseni - Djali i motrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Naser Canolli,
3. Përparim Fazliu - Djali i motrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Naser Canolli,
4. Ares Ergini - Djali i gruas së Lirak Çelaj,
5. Kastriot Fazliu – Djali i axhës së Përparim Fazliut,
6. Vigan Citaku - djali i Ylber Çitakut, ish-drejtor i instaluar nga PDK në Stacionin e Autobusëve,
7. Artina Selmani - kunatë e aksionarit të PDK-së, Muhamet Selmani,
8. Arbër Makolli - djali i vëllaut të Xhemajl Makollit, drejtor administrativë në Termokos,
9. Marigona Canolli - e afërm e Kryeshefit Ekzekutiv, Naser Canolli
10. Isak Berisha - dhëndërr i Raif Vitija, drejtor i furnizimeve, ish-drejtor financiar dhe ushtrues detyre i KE-së
11. Enis Cakolli - familjar i Bujar Cakolli, sekretar i PDK-së në Prishtinë.

Gjatë kohës kur janë bërë këto punësime sipas tij ka qenë kryetari i Komunës, në atë kohë pjesë e Lëvizjes sonë, me pompozitet i denonconte këto punësime e keqpërdorimet, dhe thoshte se sapo ta siguronte shumicën e asamblesë komunale do ta ndryshonte këtë gjendje në ndërmarrjet publike.

Por tash, edhe pse qeverisja aktuale e Komunës e ka shumicën në asamblenë komunale, punësimet nuk kanë ndaluar, por sipas Ahmetit përkundrazi edhe kryetari i është bashkuar karvanit të punësimeve në këtë ndërmarrje, duke ndjekur shembullin e PDK-së.

"Të gjithë jemi dëshmitarë që para disa ditës u raportua që pikërisht në këtë ndërmarrje si drejtor financiar i ndërmarrjes u punësua drejtori Komunal i shërbimeve publike Ismajl Koka."

"Si arriti t’i bindë Shpendi PDK-në, që të arrijë ta vëjë në pozitën e drejtorit financiar, drejtorin e tij komunal? Sidomos tash kur dihet që me donacionet e shumta për zgjerim të rrjetit, sidomos ato të Komisionit Evropian, kjo pozitë është një nga pozitat më të rëndësishme për shpenzimin e fondeve nga kjo ndërmarrje publike", theksoi ai.

Këto punësime janë vetëm disa nga dhjetëra punësime që këta kanë bërë në këtë ndërmarrje publike, dhe të cilat do t’i publikojmë në vazhdimësi sapo të sigurojmë informacion të plotë për të gjitha.

Poashtu ditëve e javëve në vijim Vetëvendosje do të prezantojmë edhe informacione të tjera që lidhen me keqpërdorimet në këtë ndërmarrje. Këta duhet ndalur, dhe është veç një mundësi për këtë, angazhimi në Lëvizjen Vetëvendosje!.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)