Veseli ia prezanton investitorit gjerman mundësinë investive të Kosovës
Prishtinë, 7 maj - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot është takuar Volker Harzbecker, përfaqësues i kompanisë Babcock Borsig Steinmüller GmbH nga Gjermania, e njohur në fushën e prodhimit të energjisë.
Harzbecker më prezantoi projektin e rindërtimit të Termocentralit KOSOVA A. Kompania gjermane ka bërë një studim të shkëlqyeshëm rreth kësaj mundësie dhe ne në institucionet e Kosovës, duhet të krijojmë me urgjencë gjithë ambientin e duhur ligjor që ide të tilla inovative dhe zhvillimore të realizohen, ka shkruar Veseli në profilin e tij social Facebook.
Sipas tij Interesimi i kompanive gjermane për ekonominë e Kosovës është një lajm shumë pozitiv për Kosovën.