29 Dhjetor 2024

Vendet në zhvillim, më të prekurat nga klima

Paris, 9 dhjetor - Vendet e zhvilluara janë përgjegjëse për sasinë e lartë të emisioneve të gazit serrë, që ka shkaktuar ngrohjen globale, megjithatë janë vendet në zhvillim ata më të prekurit nga ndryshimet klimatike dhe nuk kanë fondet e nevojshme për të trajtuar dëmet.

Afrika, për shembull, ka nivelin më të ulët në planet për shkarkimin e gazrave të dëmshëm, dhe pavarësisht kësaj shumë banorë në këtë kontinent kanë gjasa të përballen me ndikimin më të madh të ndryshimeve të klimës.

Në konferencën e Parisit për Ndryshimin e Klimës, e njohur si COP21, vendet në zhvillim fajësuan vendet e zhvilluara, duke thënë se këto vende na kanë \"borxh\" për ndikimin e ndryshimit të klimës që kanë shkaktuar.

Në Paris, shuma e vlerave monetare që vendet e pasura janë të gatshme t\'u paguajnë vendeve në zhvillim kundër ngrohjes globale ka të ngjarë të diskutohet në Samitin për Ndryshimin e Klimës COP21.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)