Vendet e BE-së rritën prodhimin e qymyrit
Sipas këtyre statstikave, në periudhën që u shënua kriza e energjisë, në BE u rrit prodhimi dhe konsumi i qymyrit.
Vitin e kaluar, prodhimi i qymyrit në BE në krahasim me një vit më parë u rrit me 5 për qind dhe arriti në 349 milionë tonë ndërsa konsumi i qymyrit u rrit me 2 për qind duke arritur në 454 milionë tonë.
Prodhimi i qymyrit linjit në vitin 2022 u rrit me 6 për qind në krahasim me një vit më parë dhe arriti në 294 milionë tonë. Gjermania u rendit para në prodhimin e linjitit në mesin e 9 vendeve të BE-së të cilat prodhojnë linjit.
Gjermania kreu 44 për qind të prodhimit të linjitit të BE-së me 131 milionë tonë. Polonia 19 për qind të prodhimit të linjitit, Bullgaria 12 për qind, Çekia 11 për qind, ndërkohë prodhim të linjitit kryejnë edhe vendet e tjera si Rumania, Greqia, Hungaria, Sllovenia dhe Sllovakia.
Vitin e kaluar prodhimi i qymyrit të gurit të vendeve të BE-së arriti në nivelin 55 milionë tonë. Në mesin e vendeve të BE-së, prodhimi i qymyrit të gurit u bë vetëm në Poloni dhe Çeki.
Konsumi i qymyrit në vitin 2022 arriti në 160 milionë tonë. Konsumi më i madh i qymyrit u realizua në Poloni me 38 për qind dhe në Gjermani me 25 për qind. Këto vende u pasuan nga Italia, Holanda, Franca, Spanja dhe Çekia.