23 Dhjetor 2024

Vëhet nën tension linja e re 110 kV që lidhë Kosova A me Lipjanin

Prishtinë, 16 shtator -Operatori i Sistemit dhe Transmetimit të Kosovës (KOSTT) ka njoftuar se që nga sot është lëshuar nën tension linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionet 220/110 kV Kosova A me NS 110/35/10 kV Lipjani.

Linja në fjalë me gjatësi prej 3 km kalon në vendbanimet: Uglar (përgjat Autostradës) dhe Fushë Kosovë.

KOSTT lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.

Ndërtimi i linjës së re 100 kV NS Kosova A - NS Lipjani është projekt i KOSTT i bashkëfinancuar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim #BERZH.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)