Vazhdon protesta për uljen e çmimit të energjisë
Prishtinë, 13 janar - Nën organizimin e Klubit Politik të Studentëve dhe mbështetjën e shume organizatave të shoqërisë civile vazhdon dita e dytë e protestës ku po kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike, si vendosja e tarifës së lirë gjatë ditës dhe transparencë të kompanisë që ka privatizuar shërbimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike.
Faturat e energjisë që u shtrenjtuan dy herë gjatë vitit që lamë pas, kanë nxitur pakënaqësi dhe kanë rizgjuar debatet rreth problemit të vjetër të vështirësive për furnizimin e qëndrueshëm të qytetarëve me energji elektrike.