Vazhdon aksioni për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj
Prishtinë, 4 tetor - Në vazhdën e aksionit për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj, Termokosi ka vazhduar me shkyçjen e nga rrjeti i ngrohjes të objekteve banesore në lagjet tjera të kryeqytetit.
Gjatë ditës së sotme janë shkyçur edhe 6 objekte banesore në lagjen Dardania. Janë shkyçur objektet: Dardania Rr.B-1/5, Dardania Bl- 1/1, Dardania Rr.B- 4/1, Dardania Rr.B- 4/11, Dardania Rr.B 4/6 dhe Dardania Rr.b- 6/6-H.B1.B2.
Vlera totale e borxhit të këtyre objekteve e kap vlerën e rreth 900 mijë eurove.
Aksioni do të vazhdojë ditëve të ardhshme me shkyçjen e objekteve banesore edhe nëpër lagjet tjera të kryeqytetit, ku janë të koncentruar konsumatorët më të mëdhenj borxhlinj të Termokosit.