Uzbekistani ndërton pjesën e tretë të gazsjellësit Turkmenistan-Kinë
Tashkent, 23 dhjetor - Uzbekistani po ndërton pjesën e tretë të gazsjellësit Turkmenistan-Kinë që do të kalojë në territorin e tij.
Punimet për ndërtimin e tubacionit të gazit, që përbën edhe etapën e tretë të linjës, kanë filluar nga kompania Trans-Aziatike e Gazit, e cila është një sipërmarrje e përbashkët kineze-uzbekase, dhe parashikohet që etapa të përfundojë deri në vitin 2014.
Etapa e re do të jetë e gjatë afërsisht 529 km kilometra dhe ndërtimi i tubacionit do të kushtojë rreth 2,2 miliardë dollarë.
Përmes linjës gazsjellëse të etapës së tretë Kina do të mund të marrë nga Uzkestani në vit afërsisht 25 miliardë metra kub gaz natyror.
Pritet që në vitin 2015 të arrijë në 65 miliardë metra kub sasia vjetore e gazit natyror që Uzbekistani dhe Turkmenistani do ti shesin Kinës.
Përmes gazsjellësit Turkmenistan-Kinë, 7 mijë km i gjatë dhe që kalon në territorin e Uzbekistanit dhe Kazakistanit, momentalisht transmetohet në vit mesatarisht 30 miliardë metra kub gaz natyror.
Uzbekistani, anëtari i 78-të i Unionit Ndërkombëtar të Prodhuesve dhe Eksportuesve të Gazit Natyror, sot prodhon në vit mesatarisht 60 miliardë metra kub gaz natyror.
Një pjesë të rëndësishme të sasisë së gazit që prodhon, Uzbekistnai e përdor për të furnizuar tregun e brendshëm dhe rreth 20-25 miliardë metra kub gaz në vit i eksporton jashtë shtetit.