USAID shënon përmbylljen e grupit të 4-të të praktikantëve të energjetikës
Prishtinë, 9 tetor - Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) shënon përmbylljen e grupit të 4-të të praktikantëve të energjetikës në kuadër të tri institucioneve energjetike të Kosovës.
Në dritën e nevojave aktuale dhe atyre të ardhshme të sektorit energjetik në Kosovë për personel të kualifikuar dhe të aftësuar, aktiviteti i USAID-it REPOWER-Kosovo në partneritet me Universitetin e Prishtinës dhe Institutin e Teknologjisë të Roçesterit si dhe me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), ka zhvilluar dhe koordinuar një program me pagesë të praktikës profesionale të nivelit Master për të vendosur studentët në cilësinë e Ekspertëve të Rinj të Energjetikës në tri institucione përfituese të projektit.
Studentët që vijojnë programe Master të cilat janë relevante për fushën e energjetikës janë përzgjedhur përmes një procesi transparent dhe konkurrues për angazhim në institucione relevante të energjetikës për një periudhë 6-mujore.
Pjesmarrësit e grupit të 5-të tashmë kanë filluar praktikën e tyre profesionale në institucionet përkatëse.