26 Dhjetor 2024

USAID fillon aktivitetin e ri ,,REpower Kosovo”

Prishtinë, 20 tetor - Agjencioni i Sh.B.A.-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) paralajmëron fillimin e një aktiviteti (programi) madhor të ri i cili ka për qëllim mbështetjen e përmirësimit të aftësisë së Kosovës për të ofruar energji të sigurtë, më të pastër, dhe me çmim të përballueshëm.

REpower Kosovo (Ripërtritja Energjetike e Kosovës) është një aktivitet pesëvjeçar i shumëanshëm i cili do të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për të modernizuar sektorin elektroenergjetik në vend dhe do t’u hapë derën projekteve të reja të energjisë së pastër në Kosovë. Ekonomitë në rritje, si ajo e Kosovës, varen nga ekzistenca e një burimi të qëndrueshëm të energjisë me çmim të përballueshëm për të patur zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës, sidomos për segmentet e disavantazhuara të shoqërisë si gratë, të rinjtë, popullatat rurale dhe grupet minoritare.   

USAID-i ka ndarë 12 milion dollarë amerikan për programin REpower Kosovo, i cili do të ofrojë asistencë teknike për të ndihmuar në kapërcimin e pengesave në rrugën e zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të energjisë së pastër në Kosovë, si dhe për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm i cili do të tërheqë investime private në sektorin energjetik të Kosovës. Një komponentë tjetër me rëndësi e programit do të jetë mbështetja teknike e mëtutjeshme për Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila është treguar si përfituese e përgjegjshme duke barazpeshuar kërkesat e vështira të sektorit me ato të qytetarëve të Kosovës.                            

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)