29 Dhjetor 2024

Universiteti HAMK ofron mbështetje për çështje mjedisore

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim një delegacion nga Universiteti HAMK i Finlandes, me ç’rast u bisedua për mundësitë e zhvillimit mjedisor dhe mundësitë për ta krijuar një projekt të përbashkët rreth kësaj teme.

Ministri Agani, tha se bazuar në disa raporte dhe kërkime por edhe plane dhe strategji të qeverisë së Kosovës, çështjet mjedisore në Kosovë kanë nevojë të zhvillohen në mënyrë që të përmbushen standardet e BE-së.

Kordinatorja e programit të edukimit Salla Niittymaki pohoi se Universiteti HAMK i shkencave të aplikuara dhe partnerët: Universiteti LAHTI, industria Finlandeze për teknologji të pastër, si dhe qeveria Finlandeze, kanë përvojë në zhvillimin e mjedisit dhe edukim: konsultime, trajnime dhe zhvillim të projekteve.

Ajo tha se në këtë aspekt, janë të gatshëm që përvojat e tyre t’i bartinë edhe në Kosovë.

Po ashtu u bisedua edhe për mundësinë e trajnimit të stafit në fushën e reciklimit të mbeturinave, mundësitë e ndryshme inovative për reciklim, me theks të veçantë mbeturinat e amvisërisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)