UNDP e gatshme të përkrahë projektet mjedisore
Prishtinë, 13 korrik - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në takim Zëvendësdrejtorin Regjional të UNDP-së për Evropën, Olivier Adam, i shoqëruar nga Andrew Rusell, shef i UNDP-së në Kosovë me bashkëpunëtorë, me çrast u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve mjedisore.
Ministri Agani, fillimisht e falenderoi Zëvendësdrejtorin Regjional të UNDP-së për Evropën, Olivier Adam, për ndihmën që ky institucion i ka dhënë dhe vazhdon ti japë Kosovës.
Ministri Agani më pas e njoftoi atë për punën që është duke u bërë në këtë ministri, si dhe për projektet që janë duke u zhvilluar, por edhe që pritet të zhvillohen në të ardhmen.
Zëvendësdrejtori Regjional i UNDP-së për Evropën, Olivier Adam, së pari falenderoi ministrin Agani për gatishmërinë e bashkëpunimit, ndërsa shtoi se do të përkrahin çdo projekt që ka për synim ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me ruajtjen e mjedisit.