26 Dhjetor 2024

UNDP bën Drenasin me ndriçim solar

Drenas, 19 nëntor - Në kuadër të projektit Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët, UNDP do të bëj sot përurimin e ndriçimit publik me energji diellore në sheshin Fehmi Lladrovci në Drenas. Ceremonia fillon në Kuvendin komunal për t’u bartur më pastaj në shesh.

Ndërrimi i sistemit aktual të ndriçimit me atë fotovoltaik do të mundësojë zgjerimin e ndriçimit publik rrugor, zvogëlimin e gazit serrë, kursim në të holla që nuk do të shpenzohen për pagesë të rrymës, redukimin e numrit të shtyllave prej 82 në 50 dhe përmirësimin e kualitetit të ndriçmit deri në 50%.

Në ngjarje do të marrin pjesë Zëvëndës Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani, Zëvëndës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së Znj. Alessandra Roccasalvo, Arsim Aziri, përfaqësues i ADA-së, Kryetari i Komunës së Gllogocit, Nexhat Demaku, drejtori i kompanisë Ferronikeli, Ioannis Moutafis dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë qëndrore dhe lokale.

Projekti Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA) ndërsa kjo komponentë specifike për qytetin e Gllogocit është bashkëfinancuar nga Kuvendi komunal dhe kompania Ferronikeli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)