Ulet prodhimi i rrymës elektrike dhe i lëndëve djegëse në Bullgari
Sofje, 30 mars - Gjatë muajit shkurt të vitit 2013 prodhimi i rrymës elektrike në Bullgari është ulur me 15.5 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e statistikës.
Gjatë periudhës së njëjtë është ulur gjithashtu prodhimi i lëndëve djegëse të ngurta - me 21.7 për qind, kurse ai i gazit natyror - me 12 për qind.
Ulja e prodhimit të energjisë elektrike mbi bazën vjetore është 17.0 për qind, kurse ajo e lëndëve të ngurta djegëse - 29.9 për qind.